Beograd, 1 nëntor - Serbia, sipas të dhënave të deritashme nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave, ka 7,524,164 banorë, njofton FoNet. Sipas të dhënave paraprake, rajoni i Beogradit ka 1,718,847 banorë, i Vojvodinës 1,990,739, i Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore 2,138,909dhe rajoni i Serbisë Lindore dhe të Jugut 1,675,669 banorë.
Prishtinë, 1 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës organizoi sot një takim me temë "Politikat fiskale, sfida të zhvillimit ekonomik”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të lartë të bizneseve kryesore në Kosovë si dhe drejtues të qeverisë dhe të agjencive kryesore të doganave dhe tatimeve.
Reagime tepër të mëdha ka ngjallur vendimi i kryeministrit Papandreu për zhvillimin e një referendumi popullor në lidhje me marrëveshjen e samitit të Bashkimit Evropian për reduktimin e borxhit dhe memorandumin e ri të ndihmës për Greqinë.
Qëndrim Gashi, dikur këshilltar për politikë të jashtme i presidentes Atifete Jahjaga, ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin e tij politik, por jashtë Presidencës. Kur ai ishte larguar nga Presidenca, për të vazhduar punën si këshilltar i jashtëm, pa pagesë, presidentja Jahjaga në vend të tij këshilltar për politikë të jashtme emëroi Garentina Krajen.
Qëndrimi i hyri politikës saktësisht një vit më parë dhe e ka ndërmend të qëndrojë edhe më tej në politikë, krahas punës së tij në Universitetin e Prishtinë, ku ligjëron në Departamentin e Matematikës.
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin gjashtëmujor nga monitorimi i shtypit ditor rreth raportimit për korrupsionin në nëntë gazeta ditore për periudhën prill-shtator 2011. Referuar raportit Qeveria e Kosovës me 50 artikuj dhe komunat me 30 artikuj, janë dy kategoritë për të cilat janë paraqitur më së shumti shkrime që lidhen me dyshime për përfshirje në korrupsion. Zyrtarët publikë, ku përfshihen zyrtarë të institucioneve, madje edhe ministra, zënë vendin e tretë, me gjithsej 14 artikuj.
Në bazë të këtij raporti, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 271 artikuj. Muaji që më së shumti ka pasur raste të raportuara
... Read more »
Kosova historikisht kalon nga një krizë në tjetrën. Kjo është bërë stil i qeverisjes, ka thënë ambasadori amerikan Dell, teksa ka shpërthyer, duke e vlerësuar politikën kosovare si të papërgjegjshme.
Përfaqësuesi ndërkombëtar, Pieter Feith, ka rrëfyer për momentet kur kryeministri Thaçi nuk e ka dëgjuar, ndërsa zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes, ka folur për dështimet e misionit të BE-së.
Tre përfaqësues të lartë ndërkombëtarë në Kosovë të hënën u kanë bërë thirrje pesë vendeve
... Read more »
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të niset të martën në një vizitë zyrtare pesëditëshe në Francë.
Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të vizitojë Asamblenë Nacionale të Francës dhe do të marrë pjesë në seancë plenare,do të ketë takime me kryetarin e Asamblesë Nacionale të Francës, Bernard Accoyer, si dhe me kryetarë të grupeve të deputetëve e komisioneve të Asamblesë.