Maxhoranca rrëzoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë kandidaturën e Sali Shehut, të propozuar nga presidenti për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit me pretendimin, se nuk përmbush kriteret ligjore.
Deputetët e maxhorancës thanë se kandidatura e zotit Shehu është në konflikt interesi, ndërsa Edmond Spaho, që është dhe kryetar i komisionit, u shpreh se një arsye tjetër për kundërshtimin jane edhe procedurat sipas tij të jashteligjshme qe ka ndjekur presidenti, pa u konsultuar me kuvendin.
Por zoti Shehu tha se refuzimi i kandidaturës së tij nga maxhorancë ka arsye politike. Opozita nuk dha asnjë opinion për kandidaturën e Sali Shehut në krye të KLSH-së, madje kundërshtoi procedurën e ndjekur nga maxhoranca për votimin duke kerkuar qe votimi te behet vetem ne seance plenare dhe i fshehte.