Beograd, 1 nëntor - Serbia, sipas të dhënave të deritashme nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave, ka 7,524,164 banorë, njofton FoNet. Sipas të dhënave paraprake, rajoni i Beogradit ka 1,718,847 banorë, i Vojvodinës 1,990,739, i Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore 2,138,909dhe rajoni i Serbisë Lindore dhe të Jugut 1,675,669 banorë.
Drejtori i Entit Statistikor të Serbisë ka deklaruar se numri i banorëve të Serbisë pas këtij regjistrimi me siguri do të jetë më i vogël për 250-350 mijë banorë, si pasojë e rënies së natalitetit dhe të migrimeve.
Zyrtari më i lartë i statistikave të Serbisë ka thënë se në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë shqiptarët nuk i janë përgjigjur regjistrimit.
|