Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të niset të martën në një vizitë zyrtare pesëditëshe në Francë. Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të vizitojë Asamblenë Nacionale të Francës dhe do të marrë pjesë në seancë plenare,do të ketë takime me kryetarin e Asamblesë Nacionale të Francës, Bernard Accoyer, si dhe me kryetarë të grupeve të deputetëve e komisioneve të Asamblesë.
|