SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:09 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 3
Guests: 3
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Presidenca pa Qëndrimin
4:15 PM
Presidenca pa Qëndrimin
Qëndrim Gashi, dikur këshilltar për politikë të jashtme i presidentes Atifete Jahjaga, ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin e tij politik, por jashtë Presidencës. Kur ai ishte larguar nga Presidenca, për të vazhduar punën si këshilltar i jashtëm, pa pagesë, presidentja Jahjaga në vend të tij këshilltar për politikë të jashtme emëroi Garentina Krajen.

Qëndrimi i hyri politikës saktësisht një vit më parë dhe e ka ndërmend të qëndrojë edhe më tej në politikë, krahas punës së tij në Universitetin e Prishtinë, ku ligjëron në Departamentin e Matematikës.

Zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu, ka konfirmuar sot se Qëndrim Gashi ka dhënë dorëheqje por preferoi të mos flasë për arsyet e dorëheqjes së kolegut të tij të dikurshëm.

"Thirre Qëndrimin, vete atë cilat janë arsyet e dorëheqjes. Le të flet Qëndrimi, unë se di”, ka thënë Vllahiu për KosovaTimes.
Jozyrtarisht mësohet se në stafin e Presidentes kishte pakënaqësi të theksuar me mungesën e komunikimit të brendshëm ku për 6 muaj i tërë stafi politik me Presidenten ishte takuar vetëm dy herë.

Mësohet se pas fiaskos së udhëtimit të Presidentes në Tetovë në kohë të zgjedhjeve atje, vonesës së paarsyeshme në reagimin për situatën në Veri, mungesës së qëndrimit për shumë çështje qenësore për Kosovën, mbylljes së Presidencës në raport me qytetarët dhe vet ekipin, ajo që përfundimisht e kishte shtyrë Qëndrimin t’i thotë lamtumirë Presidencës ishte fjalimi i Presidentes në PDK, i cili binte ndesh me zotimin e saj për të qenë apartiake.

Qëndrimi nuk ka dashur t’i komentojë detajet e largimit nga Presidenca por megjithatë ai ka pranuar të prononcohet lidhur me largimin. Megjithatë, ai përmend "lëshime” dhe "punë josistemore” në Presidencë.

"Unë jam i lumtur që më është dhënë mundësia t'i shërbej Kosovës duke punuar në institucionin më të lartë të shtetit. Angazhimi im ka ndodhur gjatë dhe pikërisht në një situatë të tendosur politike në vend, pas manipulimit zgjedhor 2010.

Vendimi për të shërbyer në presidencë, si rrjedhojë, nuk ka qenë i lehtë por është marrë si pasojë e bindjes sime se në atë kohë nevojitej ekip profesionist apartiak me besueshmëri të gjerë, për ta ndihmuar udhëheqjen e vendit një fazë kalimtare e cila do të kurorëzohet me zgjedhje të reja presidenciale dhe të përgjithshme. Pozita e këshilltarit nuk lidhet me mandat e orar dhe unë mbaj përgjegjësi për këshillat që kam dhënë por jo edhe për vendimet që janë marrë. Megjithatë, vjen një moment kur vet prezenca si këshilltar nënkupton një lloj dorëzimi vis-a-vis lëshimeve dhe punës josistemore, dhe kjo do të ishte e papranueshme për mua”, ka thënë ai.

Gashi thotë se nuk heq dorë nga parimet e tij kur kishte vendosur të përfshihet në politikë. Qëndrim Gashi ka qenë kandidat i FER-it për deputet që mori afër 8 mijë vota në zgjedhjet e dhjetorit 2010, më shumë se një numër i konsiderueshëm deputetësh, ministrash dhe zëvendësministrash aktualë.

Category: Lajme | Views: 409 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz