SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:30 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Qeveria dhe komunat prijnë në shkrimet për korrupsion
4:14 PM
Qeveria dhe komunat prijnë në shkrimet për korrupsion
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin gjashtëmujor nga monitorimi i shtypit ditor rreth raportimit për korrupsionin në nëntë gazeta ditore për periudhën prill-shtator 2011. Referuar raportit Qeveria e Kosovës me 50 artikuj dhe komunat me 30 artikuj, janë dy kategoritë për të cilat janë paraqitur më së shumti shkrime që lidhen me dyshime për përfshirje në korrupsion. Zyrtarët publikë, ku përfshihen zyrtarë të institucioneve, madje edhe ministra, zënë vendin e tretë, me gjithsej 14 artikuj.

Në bazë të këtij raporti, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 271 artikuj. Muaji që më së shumti ka pasur raste të raportuara ka qenë muaji qershor, me gjithsej 96 artikuj, ndërsa muaji që më së paku ka pasur shkrime ka qenë muaji gusht, me gjithsej 17 artikuj.

Sa i përket gazetave me më shumë artikuj për korrupsionin, gazeta Zëri prin me 68 artikuj, pason Koha Ditore me 59, Kosova Sot me 39, Express 36, Infopress 22, Lajm 19, Tribuna Shqiptare 14, Bota Sot 9 dhe Epoka e Re me 8 artikuj.

Për gjashtëmujorin gjithsej janë paraqitur 271 raportime, 12 arrestime, 20 aktakuza, katër persona të gjykuar për korrupsion.

Ndërkohë, sa i përket reagimit të organeve kompetente për luftë kundër korrupsionit, vërehet një nivel i zbehtë në luftimin e kësaj dukurie.

"Përgjatë gjashtë muajve, janë ngritur aktakuza për 20 persona dhe këtë gjatë muajve qershor dhe korrik, por që me përjashtim të rastit të Komunës së Prizrenit, rastet tjera nuk kanë të bëjnë me zyrtarë të zgjedhur. Nga ana tjetër, policia ka bërë arrestimin e vetëm 12 personave me dyshimin për keqpërdorime. Më së dobëti janë paraqitur gjykatat. Përgjatë kësaj periudhe, gjithsej janë gjykuar katër persona. Ky element tregon dhe vërteton më së miri edhe për raportet tjera për nivelin e dobët të efikasitetit të gjyqësisë”, thuhet në komunikatë.

KDI me këtë rast rekomandon që të nxitet prokuroria për t’i hetuar rastet e paraqitura në media, të ketë reflektim institucional etj. 

Category: Lajme | Views: 391 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz