SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:16 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Referendumi, reagime të forta në Greqi
4:20 PM
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Reagime tepër të mëdha ka ngjallur vendimi i kryeministrit Papandreu për zhvillimin e një referendumi popullor në lidhje me marrëveshjen e samitit të Bashkimit Evropian për reduktimin e borxhit dhe memorandumin e ri të ndihmës për Greqinë. 

Papergjegjesi dhe lufte per pushtet, e cilesojne partite opozitare vendimin. Shoqeria greke ka ngelur e hutuar, ndërsa grupi parlamantar i socialisteve ndodhet ne gjendje shoku. 

"Duke vene dilemen "euro apo dhrahmi", Papandreu po perdor shansin e fundit per te mos dhene doreheqjen duke marre nje risk politik qe mund t'i kushtoje vendit daljen nga Eurozona", komenton shtypi opozitar. 

"Shantazh aventurieri per te ngelur ne pushtet" eshte titulli i konservatores 'Eleftheros Tipos',”Iniciative me nje risk te madh", shkruan Kathimerini,"Falimentoi politikisht qeveria", komenton 'Eleftherotipia'. 

Ndersa edhe mediat e huaja theksojne se Brukseli,Berlini e Parisi kane ngelur te befasuar sepse nuk mund te prisnin kurre qe vetem kater dite pas marreveshjes se samitit europian per reduktimin e broxhit dhe dhenien e 130 miliard eurove Greqise,Papandreu te vinte ne diskutim anulimin e kesaj marreveshjeje, duke rrezikuar kthimin e Greqise tek dhrahmia dhe duke krijuar nje gjendje te rrezikshme per bankat. 

Si hap te pare ne kete rruge te re zhvillimesh politike qe ka zgjedhur Papandreu, pritet rezultati i votebesimit te qeverise nga parlamenti te premten ne mbremje. Nese ai humb me shume se tre prej 153 deputeteve te tij,fakt qe nuk perjashtohet, atehere automatikisht vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme. 

Nese jo, perseri askush nuk perjashton rritjen e pasigurise dhe destabilitetit ne vend deri ne zhvillimin e referendumit, perderisa akoma vihet ne diskutim dhenia e kestit te gjashte te ndihmes per Greqine. 
Category: Lajme | Views: 419 | Added by: Sds506 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz