SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:43 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Ka nisur ndërrimi i targave me ato “KS”
5:18 PM
Ka nisur ndërrimi i targave me ato “KS”
Prishtinë, 1 nëntor -  Ka filluar sot ndërrimi i targave ilegale të automjeteve, që lëshoheshin në emër të ish –Jugosllavisë nga Serbia, për pronarët me banim në Kosovë,  me ato të Republikës së Kosovës, RKS ose KS. Afati për ndërrimin e tyre do të zgjasë deri më 31 dhjetor.  

Drejtoresha e Departamentit të Regjistrimit të automjeteve, Sebahate Muharremi, tha se në bazë të informacioneve nga terreni numri i qytetarëve të interesuar për pajisje më targa të reja është mjaft i madh.

Marrëveshja për ndërrimin e targave që lëshoheshin në ish- Jugosllavi me targa të Kosovës është arritur në Bruksel në bisedimet teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. 

Ministria e Brendshme ka vendosur që ndërrimi i tyre të fillojë me 1 nëntor dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor. Drejtoresha e Departamentit të Regjistrimit të Automjeteve Sebahate Muharremi tha se për momentin kërkesa për pajisje me targa të reja ka mjaft. Ato ka deklaruar se numri më i madh vijnë nga Mitrovica,Gjilani dhe Kamenica.

"Sa kam të dhëna nga qendra e regjistrimit të automjeteve në Mitrovicë ka kërkesa më të mëdha, Gjilan dhe Kamenicë. Qytetari vet vendosë se a do të pajiset me targa KS apo RKS”, ka deklaruar Muharremi, për radio Blue Sky.

Targat e vjetra automjeteve me inicialet e qyteteve, të mbetura nga ish-Jugosllavia, do të vazhdojnë deri me 31 dhjetor. 

Dy muaj sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme janë të mjaftueshme për të bërë ndërrimin e targave. Pas kësaj date automjetet me këto targa nuk do të lejohen të qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës.

Mediet serbe flasin për pakënaqësi të serbëve për çmimin që duhet të paguajnë për ndërrimin e targave – rreth 200 euro për sigurim. Sipas tyre, ata kanë shpresuar ta bëjnë këtë gjë falas. Mirëpo, zëvendësministri i Brendshëm, Sasha Rashiq ka deklaruar se me gjithë vullnetin e mirë, kjo s’mund të behej. 

Riregjistrimi i automjeteve po bëhet vetëm në një pikë – në Llaplesello, ku njoftohet të ketë radhë të gjata.  
Category: Lajme | Views: 465 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz