SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 1:46 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 31 » Pezullohet gërmimi i lumit Erzen
9:04 PM
Pezullohet gërmimi i lumit Erzen

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme, në Top Channel të shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen, ditën e hënë, firmat e inerteve kanë pezulluar punën. 

Nga burime jo zyrtare mesohet se firmat e inerteve përgjatë gjithe lumit kanë pezulluar gërmimet, por zyrtarisht nuk dihet ende nëse pezullimi është cështje kohe apo eshte ndalim perfundimtar i shkaterrimit te Erzenit. 

Inspektoriati i Mjedisit pak dite me pare tha se shfrytezimi i lumit eshte bere, vetem permes nje kerkese-leje te Ministrise se Transporteve drejtuar Ministrise se Mjedisit. Ne kete kerkese thuhej qarte, se Drejtoria e Rrugeve kerkonte shfrytezimin e shtratit te lumit Erzen, per mbushjen e segmentit te Unazes se Madhe. Kerkese qe eshte refuzuar dhe per te cilen duhej te nderhynte Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Por ky i fundit, jo vetem qe nuk e ka ndalur masakren, por duket se ka lejuar veprimin e firmave te inerteve mbi bazen e kesaj kerkese te refuzuar. 

Per muaj te tere edhe pse masakra u denoncua ne Top Channel firmat e inerteve kane shkaktuar nje dem te madh mjedisor. Top Channel ka kerkuar te kete nje prononcim nga Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar, i cili mban direkt pergjegjesi per shfrytezimin e lumenjve, kerkese qe ne menyre te perseritur ka ndeshur ne indiferencen e drejtuesve te Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Inspektoriati i cili mban përgjegjësinë kryesore për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve në Shqipëri, nuk ka pranuar të japë asnjë përgjigje për këtë cështje. Zyra e Shtypit ka deklaruar se në ditët në vijim pritet një reagim nga ky institucion.

Ekspertet e mjedisit kane sqaruar se shfrytezimi i shtratit te lumit Erzen ka sjelle nje shkaterrim total te tij, pasojat e te cilit do te jene te paparashikueshme dhe do te ndihen se shpejti tek banoret qe jetojne prane ketyre zonave. 

Erzeni, ura në prag të shembjes 

Gërmimet në shtratin e lumit Erzen janë duke rrezikuar shembjen e një ure, si dhe kanë shkaktuar dëme në disa banesa të zonës.

Banoret e fshatit Grumbllesh e kane te veshire te kalojne uren e zones, e cila eshte ne rrezik shembje. 


Banoret tregojne se si pasoje e germimeve pa nderprerje ne shtratin e lumit, kembet e kesaj ure jane zhvendosur, dhe pusi i ujit ka dale jashte funksioni. Por demet jane me te medha, pasi sa here ka reshje, toka ne kufi te lumit peson shembje, duke ju afruar banesave dhe ndertesat prane jane te rrezikuara nga permbytjet. 

Mesohet se Inspektoret e Mjedisit e kane gjobitur disa here kete firme, por ajo vazhdon e qete punen. Gjobat nuk mblidhen, pasi edhe Inspektoriati i Ndertimit nuk ka ndermarre asnjehere asnje veprim.

Inspektori: Disa firma kanë leje 

Nje pjese e firmave inerte, te cilat jane kontraktuar per ndertimin e Unazes se Madhe kane leje provizore mjedisore per shfrytezimin e lumit Erzen. Pas shqetesimit te ngritur ne menyre te vazhdueshme ne Top Channel, te merkuren Ministria e Mjedisit, permes kryeinspektorit Ilir Bala konfirmoi se disa firmave te inerteve iu eshte dhene leja, e cila do te perfundoje me procesin e mbushjes se gjithe segmentit te Unazes se Madhe te kryeqytetit.

"Në shtratin e lumit Erzen janë disa firma që kanë leje mjedisore për marrjen e interteve për realizimin e projektit të Unazës së Tiranës", tha Bala.

Inspektoriati i Mjedisit sqaron se keto leje mjedisore jane dhene per vepra te medha publike, sic eshte Unaza e Madhe, edhe pse shtrati i ketij lumi nuk lejohet te preket ne asnje dite te vitit me vendim te vete kryeministrit Berisha. Por sipas Inspektoriatit, thuhet se pas perfundimit te punes, firmat e inerteve do te marrin persiper rehabilitimin e demeve ne lumin Erzen.  
Category: Lajme | Views: 452 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz