Institucionet e Republikës së Bregut të Fildishtë kanë lëshuar mbrëmë Notën Verbale të njohjes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e bërë kështu formale njohjen e 84 për shtetin e pavarur të Kosovës. Vendimi për Njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran i është konfirmuar zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, më 20 shtator në New York, gjatë një takimi me presidentin e Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, thuhet në një njoftim të zyrës së Pacollit. "Institucionet dhe Populli i Bregut të Fildishtë e kanë konsideruar njohjen e Kosovës si vendim zyrtar, prej momentit kur presidenti i tyre kishte deklaruar një vendim të tillë”. Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës.
|