Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Cedomir
Jovanovic, ka thënë se raporti i qeverisë serbe për situatën në Kosovë
është shprehje e hipokrizisë dhe qyqarllëkut, sepse raporti serioz dhe i
përgjegjshëm duhet të ketë mesazhe të qarta politike. "Dikush
duhet të mbajë përgjegjësi politike për një politikë të keqe që u
formulua disa vite më parë, sidomos për një deklaratë që u miratua në
fund të korrikut, për çka e ftojë kryeministrin Mirko Cvetkovic që të
lejojë votimin për këtë raport", thuhet në deklaratën me shkrim të
Jovanovicit.
Këto mesazhe, vlerëson ai, tregojnë se politika serbe në Kosovë ka
dështuar, se këtë politikë askush nuk e kupton, se këtë politikë askush
nuk e beson, madje as serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.
"Kjo politikë nuk ka mbështetje në vetë Serbinë, e madje në
koalicionin qeverisës, për çka përpiqet të shmangë votimin e raportit”,
shton Jovanovic.
"Ne do të kërkojmë një ndryshim të politikës ndaj Kosovës, sepse kjo
është po aq e papërgjegjshme si dhe të gjitha deklaratat e mëparshme dhe
rezolutat që kemi bërë dhe të cilat kanë përfunduar me disfatat e
Serbisë”.
|