Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, në mëngjesin e së premtes e kanë
ndërmarrë një aksion dhe e kanë larguar plotësisht një barrikadë që
serbët e kishin vendosur në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
"Ashtu siç ka njoftuar vet KFOR-i, është zhvilluar një aksion për
largimin e barrikadave të cilat ishin të vendosura pranë pikës kufitare
31, përkatësisht në Bërnjak. Po ashtu disa kamionë, që kishin bllokuar
rrugën kryesore në hyrje të pikës kufitare 31, janë larguar nga KFOR-i,
pasi që të njëjtit nuk ishin larguar nga qytetarët ashtu siç ishte
paralajmëruar”, citohet të ketë thënë Hoti.
Sipas tij, për këto veprime të fundit të ndërmarra nga KFOR-it, nuk ka pasur reagime nga banorët lokalë.
|