Lojë e krisur i ka quajtur Qeveria e Kosovës veprimet e serbëve
të veriut të Kosovës që kanë lejuar vetëm KFOR-in të qarkullojë në veri.
Pas mbledhjes së Qeverisë, zëvendëskryeministri Hajredin
Kuçi ka deklaruar se kjo është e papranueshme për institucionet e
Kosovës, njofton KTV. Sipas tij, rrugët e barrikaduara e të bllokuara në
veri do të lirohen për të gjithë.
Kuçi ka theksuar se as KFOR-i dhe as institucionet e Kosovës nuk i
pranojnë këto kushte të serbëve ilegalë të veriut. Ai ka folur edhe për
bisedimet Kosovë-Serbi duke thënë se Kosova nuk e lut Serbinë që të hyjë
në dialog, por është e përgjegjshme që t’i respektojë marrëveshjet që
arrin me BE-në SHBA-në nga procesi i dialogut.
"Nuk dëshirojmë ta imitojmë Beogradin, i cili nuk po i respekton
marrëveshjet e dialogut”, ka thënë Kuçi, duke i bërë thirrje BE-së dhe
SHBA-së të vlerësojë zbatimin e marrëveshjeve.
|