Deputeti i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Aleksandar
Cotric, ka thënë se raporti i qeverisë serbe në lidhje me ngjarjet në
Jarinje është i kundërt me raportet e shërbimeve të sigurisë që janë
dorëzuar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri. "Duhet
të mbahet një seancë e re e Komisionit, e hapur për publikun. Qeveria
duhet të shpjegojë se pse Kuvendit i ka dërguar raportin që nuk ka të
bëjë me të vërtetën”, ka thënë Cotric.
Qeveria serbe ka vlerësuar se KFOR-i, më 27 shtator, në pikëkalimin
kufitar në Jarinje, gjatë përleshjeve me serbët”ka përdorur municion
lufte kundër qytetarëve të paarmatosur në barrikada”.
Raporti thotë se KFOR-i dhe EULEX-i "janë vënë në shërbim të
Prishtinës, pa marrë parasysh paralajmërimeve drejtuar përfaqësuesve e
këtyre misioneve që pas 16 shtator - kur skadonte marrëveshja me KFOR-in
për pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak – që të mos ndërmarrin
ndonjë veprim që do të shkel neutralitetin e tyre”.
|