SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:07 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 2
Guests: 2
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 28 » Shqipëri – Brazil, pa viza
5:11 PM
Shqipëri – Brazil, pa viza
Brazilia, 28 tetor - Shqipëria dhe Brazili firmosin heqjen e vizave në 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. 

Marrëveshja e heqjes së vizave është firmosur nga vetë ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i cili me ftesë të homologu i tij, ambasador Antonio de Aguiar Patriota, po zhvillon një vizitë tre ditore në Brazil.

Gjithashtu mes dy shteteve u firmosën dhe marrëveshja e bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, memorandum mirëkuptimi midis dy Akademive Diplomatike për bashkëpunim reciprok dhe trajnim të diplomatëve, si dhe memorandumin për bashkëpunimin ekonomik.

Gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Brazilit, Ambasador Antonio de Aguiar Patriota u diskutua edhe mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në kuadër të organizatave shumëpalëshe, zhvillimet globale dhe në rajonin e Ballkanit.

Para takimit zyrtar, Ministri Haxhinasto dhe z. Patriota nënshkruan katër marrëveshjet dhe memorandumet.

Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe nënvizoi se kjo vizitë, e cila kryhet në 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përbën një moment historik për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve.

"Kjo demonstrohet më së miri nga nënshkrimi i katër dokumenteve, të cilat përbëjnë një bazë të fuqishme për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe midis dy vendeve tona”- nënvizoi Haxhinasto, informon zyra e shtypit pranë ministrisë së Jashtme. 

Ministri Haxhinasto ftoi biznesin brazilian të investojë dhe shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shtrihet në fusha të tilla si turizëm, energji, infrastrukturë, burime natyrore, etj.

Nga ana e tij, Ministri Patriota u shpreh se ky është një moment historik, ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen me shpejtësi. Këtë gjë e provon më së miri hapja e ambasadave respektive.

"Dy vendet tona, tha ai, duhet të kapin kohën e humbur ne marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik është nje drejtim mjaft i rëndësishëm që duhet të zhvillohet me shpejtësi.”

Në vazhdim, Haxhinasto, duke iu referuar Kosovës tha se pavarësia e saj ka forcuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në gjithë rajonin e Ballkanit. Kosova duhet të jetë, tha ai, një çështje që të afrojë më tepër vendet e rajonit dhe jo një çështje ndarjeje. Z. Patriota tha se vlerëson se tepërmi integrimin dhe bashkëpunimin midis vendeve të rajonit tonë dhe përshëndeti faktin që të gjitha këto vende po lëvizin në të njëjtin drejtim, gjë e cila do të sjellë ndryshim të rëndësishëm në rajon e më gjerë. Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Haxhinasto, vazhdon vizitën në Brazil me Forumin e biznesit shqiptaro-brazilian, i cili do të mbahet në Sao Paolo.
Category: Lajme | Views: 591 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz