Në Policinë e Kosovës të hënën janë përuruar shtatë dhoma miqësore për intervistimin e fëmijëve. Kjo u bë me qëllim që fëmijët të cilët kryejnë ndonjë krim të trajtohen në raport me moshën e tyre. Ndërtimi i këtyre dhomave është bërë me ndihmën e Unionit Evropian, ndërkaq është zbatuar nga UNICEF-i.
|