SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 2:14 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 30 » Komisioni i Venecias pritet ta trajtojë “dyshtetësinë” e presidentit
4:30 PM
Komisioni i Venecias pritet ta trajtojë “dyshtetësinë” e presidentit
Prishtinë, 30 tetor- Komisioni për ndryshime kushtetuese pritet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për t’i qartësuar dy-tri aspekte që lidhen me përcaktimin e kritereve që duhen plotësuar kandidatët, të cilët pretendojnë të bëhen president të ardhshëm të Kosovës, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Dilema e parë që synohet të mënjanohet konsiston në atë, nëse kandidatët për kreun e shtetit kanë apo nuk kanë të drejtë të kenë dyshtetësi dhe nëse u lejohet ta kenë a duhet ta dorëzojnë të huajën po që se zgjidhen president. Kryetari i Komisionit kushtetues, Arsim Bajrami ka shpjeguar të premten se qëllimi i vetëm i komisionit është që ketë kriter ta përcaktojë në harmoni me praktikat evropiane. 

"Ne në komision i kemi qëndrimet tona rreth kësaj çështjeje, por këshilla e Komisionit të Venecias do të na ndihmonte që ta harmonizojmë një kriter i cili më pas do të mbështetej nga të gjithë”, ka thënë Bajrami. 

Komisioni i Venecias është organizëm një organizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese, i cili është themeluar në vitin 1990, fillimisht si rezultat i një marrëveshjeje të pjesshme të 18 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, e më pastaj është zgjeruar edhe me shtete joevropiane. Konsiderohet se ky komision, deri tani ka luajtur rol të madh në miratimin e kushtetutave që janë konform standardeve të trashëgimisë kushtetuese të Evropës. Edhe pse fillimisht është konceptuar si një mjet për rregullime kushtetuese emergjente, Komisioni i Venecias më vonë është shndërruar në një konsulent të pavarur ligjor, i njohur ndërkombëtarisht. 

Bajrami, si një nga bashkëhartuesit e kushtetutës në fuqi, rikujton se Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut edhe gjatë kohës kur është hartuar kjo Kushtetutë.
Category: Lajme | Views: 389 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz