Duke përfituar edhe nga moti relativisht i përshtatshëm për të konsumuar një kafe në ambient të hapur, lideri opozitës Edi Rama ka zhvilluar një takim të gjatë me deputetin Ben Blushi, një prej zërave kritikë në gjirin e së majtës.
Një kafe që ka zgjatur rreth dy orë në barin prapa selisë rozë, e mbushur me batuta dhe buzëqeshje mes Ramës dhe Blushit, të munguara në publik prej kohësh dhe që është realizuar në prag të botimit të dy librave të shkruar prej tyre kohët e fundit.
Në fakt, pikërisht librat kanë qenë edhe shkaku i këtij takimi, ku të dy kanë shkëmbyer ftesat reciproke në promovimin e librave.
Publicistika e Ramës
Me ata që lexojnë e shkruajnë, apo me ata që vrasin? Kjo është zgjedhja!
Edi Rama Mesazh në Twitter
dhe Blushit është komentuar në distancë nga kryeministri Berisha duke akuzuar Ramën se është duke kopjuar linjën e ndjekur nga Ben Blushi, i cili krahas karrierës politike s’është shkëputur nga publicistika.
Vetë protagonistët e deklaratave të fundit të kryeministrit nuk kanë dhënë ndonjë koment, duke e konsideruar takimin një kafe miqsh.
Por vetë Rama duket se nuk i ka rezistuar tundimit për të postuar përshtypjet e tij në faqen e tij në Twitter. "Me ata që lexojnë e shkruajnë, apo me ata që vrasin? Kjo është zgjedhja!”, ka shkruar Rama.
Marrëdhëniet mes Ramës dhe Blushit dy vitet e fundit kanë njohur më shumë ulje se sa ngritje. Deputeti Ben Blushi ka qenë një kritik i hapur i linjës së ndjekur nga lidershipi i PS pas zgjedhjeve të vitit 2009, vecanërisht për vendimin e bojkotit të Parlamentit.
Një debat që këtë vit ka ardhur duke u shuar dhe ku të dy me sa duket kanë rekuperuar shumë, si në marrëdhënien personale ashtu edhe në atë politike.