Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike. Qytetarët e Kosovës nga e hëna mund të aplikojnë për pasaporta biometrike. Zyrtarisht aplikimi për të marrjen e pasaportës biometrike u bë në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast aplikuan pesë vetë. Në mesin e atyre që aplikuan ishin dy shqiptarë, një turk, një serb dhe një boshnjak. Siç shpjeguan zyrtarët e MPB-së, procedura për aplikim është shumë e thjeshtë, ndërsa pasaportat do të prodhohen në Austri dhe janë të standardeve evropiane.
|