SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 10:39 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 30 » Busek: Dialogu nuk mund të ndalet në çështje teknike
4:25 PM
Busek: Dialogu nuk mund të ndalet në çështje teknike
Vjenë, 30 tetor – Dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel duhet të vazhdojë, ndërsa me kohë prej çështjeve më të lehta teknike do të dalë në çështje politike. Kështu thotë Erhard Busek, politikani i njohur austriak, i cili deri në vitin 2008 ka udhëhequr Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore.

"Dialogu nuk do të mund të ndalej në çështjet teknike”, tha Busek, në një bisedë me "Kohën Ditore”, të shtunën në Vjenë. Ai tha se ky kalim në diskutimin e çështjeve politike do të mund të bëhej pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, pranverën e ardhshme.

Busek tha edhe se për Beogradin dialogu me Kosovën nuk ka alternativë, sepse kjo është pjesë e agjendës evropiane, por shtoi se Serbia do të duhet të përballet tani me realitetin.

"Në afat të shkurtër, Rusia dhe Kina nuk janë alternativa për Beogradin”, tha Busek, duke identifikuar dialogun si esencial për aspiratat evropiane të Serbisë.

I pyetur nëse dialogu ka të bëjë edhe me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, Busek tha se ky është qëllimi pse Prishtina është pjesë e bisedimeve, por shtoi se nuk duhet pritur një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e Serbisë menjëherë.
Category: Lajme | Views: 429 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz