SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 1:42 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 31 » Qeveria “harron” të raportojë në Kuvend për shtrirjen e sovranitetit
5:51 PM
Qeveria “harron” të raportojë në Kuvend për shtrirjen e sovranitetit
Prishtinë, 31 tetor – Glauk Konjufca e ka ngarkuar veten me një mision. Po do që ta shtyjë Qeverinë e Kosovës "me zor” që ta bëjë një gjë, të cilën ajo s’po e bën vullnetshëm: të raportojë për përpjekjet e saj për të vënë kontroll në tërë hapësirën shtetërore konform kërkesës së lëvizjes "Vetëvendosje” që Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar me shumicë votash më 5 maj të këtij viti. 

Ai ka thënë se do të bëjë të pamundurën që gjatë nëntorit ta sjellë Qeverinë në Kuvend për të dhënë raport. 

"Meqenëse kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, e cila në mënyrë të vullnetshme kurrë nuk i përgjigjet Kuvendit për obligimet të cilat i ka marrë prej tij, sikur ky i votimit të 5 majit, atëherë e vetmja mënyrë ka mbetur që Kryesia e Kuvendit ta fusë në rend të ditës të një seance të ardhshme këtë që për Qeverinë është obligative”, ka thënë Konjufca. "Kur të bëhet kjo pikë e seancës së Kuvendit ndoshta Qeveria do të mbledhë mend dhe do të vijë që të raportojë”. 

Deputeti i "Vetëvendosjes” është shprehur se raportimi i ekzekutivit në legjislativ është dashur të bëhej më 5 gusht në seancë të jashtëzakonshme. "Mirëpo në Kosovë Kuvendi prej Qeverisë shihet vetëm si instrument për legjitimimin e imazhit të demokracisë dhe asgjë më shumë. Domethënë: "U votua kjo në parlament, a po e shihni se parlamenti merr vendime e të tjera. Por kur të vjen te zbatimi, që është demokracia e vërtetë, atëherë Qeveria ka raport armiqësor me Kuvendin”, ka thënë ai. "Në vend që të kishte raport bashkëpunues dhe obligues për të, sikundër që e ka një vend, i cili është i definuar si Republikë parlamentare”.    

Në Qeverinë e Kosovës e kanë dhënë një version tjetër nga deputeti i "Vetëvendosjes” për mosraportimin e saj në Kuvend deri më tash. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se gushti ka qenë muaj pushimi për legjislativin. 

Kusari-Lila e ka shpallur të paqëndrueshëm konstatimin e Konjufcës se Qeveria e Kosovës është në armiqësi me Kuvendin. 

Dy subjektet e tjera opozitare: Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mosraportimin e Qeverisë për punën e përpjekjeve për shtrirje të sovranitetit në tërë vendin e kanë përshkruar veprim të papërgjegjshëm të saj. Ato kanë thënë se nëntori duhet të jetë muaji kur ekzekutivi duhet të "vizatohet” në legjislativ.  

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, mosraportimin e Qeverisë e ka parë të lidhur me mungesën e aktiviteteve të saj për vënien e tërë territorit nën kontroll 
Category: Lajme | Views: 428 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz