SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 2:11 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 31 » Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës
5:47 PM
Jahjaga: Nuk ka ndarje të Kosovës

Republika e Kosovës është njohur në tërësinë e saj territoriale, është ndërtuar në parimin qytetar dhe ka sovranitetin dhe subjektivitetin e plotë të saj. Për këtë, nuk ka ndarje të Kosovës, të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh dhe as zhvendosje të popullsisë, u shpreh presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Ajo këto komente i bëri në konferencën "Kosovo Talks EU”, me ç’rast theksoi se është kundër këtyre opsioneve, sepse janë të shekullit të kaluar, dhe të cilat sollën shumë dhunë dhe vuajtje popujve të të gjithë rajonit.

"Ne duhet të mësojmë nga historia, duhet të shohim jo nga e kaluara por nga e ardhmja. E tashmja nuk mund të jetë peng e së kaluarës”, u shpreh ndër të tjera Jahjaga.

Duke dhënë një kronologji të ngjarjeve, presidentja theksoi se si institucione dhe si shoqëri u betuam se do të krijojmë një shtet gjithëpërfshirës dhe prosperues, me perspektivë të qartë evropiane dhe partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"...Katër vjet më vonë, Kosova e ka përvetësuar dhe jetësuar këtë vizion, që së pari ishte shtruar qartazi në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të saj dhe pastaj u ngërthye në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj shtetërore kanë përmbushur shumicën e obligimeve të cilat dalin nga ky plan, dhe çdo ditë po e thellojnë shtet ndërtimin në përputhje me qëllimin që të krijojnë një vend të mundësive të barabarta”, tha ndër të tjera presidentja.

Ajo u shpreh se serbët dhe komunitetet e tjera janë në vazhdimësi të përfaqësuara në nivel qendror, si pjesë e koalicioneve politike që udhëheqin vendin.

"Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, po zhvillohet dialogu ndërmjet delegacioneve të dy vendeve tona, që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe lehtësimin e jetës dhe punës së qytetarëve duke gjetur zgjidhje praktike për një varg çështjesh dhe problemesh, që mbeten si pasojë e luftës. Ky dialog teknik i paraprinë marrëveshjeve bilaterale - shtetërore, që dy vendet tona janë të obliguara t’i nënshkruajnë ndërmjet vete para se të fillojnë procesin e integrimeve evropiane”, tha ajo.

Sipas saj, edhe Kosova edhe Serbia mund të bëhen anëtare të BE-së, vetëm duke e ndihmuar njëra tjetrën, sepse e ardhmja e gjithë rajonit, e gjithë popujve tanë, është anëtarësimi në BE dhe në NATO.

Category: Lajme | Views: 399 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz