Prishtinë, 20 nëntor - Koha Ditore në një shkrim analitik shkruan sot se subjektet më të mëdha politike parlamentare kanë marrë të shtunën pozicion kundër që t’i adoptohet Kosovës modeli shtetëror që ka Franca, e të cilin e ka proklamuar një ditë më parë kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami. Përfaqësuesit e këtyre subjekteve duan një president jo të fuqishëm.
Duket se ishte vetëm çështje e kohës – Chrome qysh tani është shfletuesi i dytë më i popullarizuar në botë. Është konfirmuar kjo në statistikat e StatCounter nga java e kaluar.
Interesant, Chrome në krahasim me një javë më parë madje humbi një pjesë të posedimit, por prapëseprapë – Firefox humbi një pjesë edhe më të madhe. Chrome në javën që përfundoi me 13 nëntorë në nivel global mbante në posedim 25.47% të tregut, derisa Firefox ka rënë në 25.32.
Por, ndodhitë interesante në skenën "e shfletu
... Read more »
Çështja e statusit të Kosovës nuk mund të shmanget më, sepse gjithnjë e më shpesh do të jetë si një nga kushtet e Serbisë për integrimet evropiane- ka deklaruar zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic.
Në prag të vazhdimit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Dacic ka theksuar se është në interes të Serbisë që "kriza” në Kosovë të zgjidhet sa më shpejtë dhe të kapërcehen të gjitha çështjet e kontestueshme në nivel teknik.