Në ndeshjen e parë të ATP Masters në Londër, reketisti zvicerani, Roger Federer fitoi duelin ndaj Tsongas në 2-1 në sete.
Fitorja e Federer erdhi me këto rezutlate 6-1, 2-6 dhe 6-4.
Kjo fitore është njëkohësisht edhe fitorja e dytë e Federer kundër Tsonga brenda një jave. Federer e mposhtin Tsongan edhe në finale të turneut Masters të Parisit. Kjo fitore është fitorja e 12 rradhazi e ish-reketistit numër 1 në botë. Me këtë formë Federer tregoi se është njëri ndër favoritët kryesor për të fituar turneun masters të 8 teniserëve më të mirë të botës. Në ndeshjen e dytë të Grupit B sonte takohen Rafael Nadal dhe Mardy Fish.
|