Duket se ishte vetëm çështje e kohës – Chrome qysh tani është shfletuesi i dytë më i popullarizuar në botë. Është konfirmuar kjo në statistikat e StatCounter nga java e kaluar. Interesant, Chrome në krahasim me një javë më parë madje humbi një pjesë të posedimit, por prapëseprapë – Firefox humbi një pjesë edhe më të madhe. Chrome në javën që përfundoi me 13 nëntorë në nivel global mbante në posedim 25.47% të tregut, derisa Firefox ka rënë në 25.32. Por, ndodhitë interesante në skenën "e shfletuesve” nuk përfundojnë këtu duke pasur parasysh se i vetmi shfletues që rriti posedimin javës që shkoi ishte pikërisht ai që zakonisht është në rënie – Internet Explorer. Posedimi i shfletuesit të Microsoftit është rritur nga 40.32 në 40.78%.
|