Pas Ciljetës një tjetër bukuroshe e skenës shqiptare ndodhet këto
ditë në Amerikë. Është kjo këngëtarja Zaimina Vasjari e cila siç mëson
"Zhurnal Plus” ndodhet këto ditë në Las Vegas. Madje ajo vetë përveç se po shijon këtë vend, po provon edhe lojrat e
fatit dhe donë të kapë ndonjë numër fati aty ky është metropoli botëror
për kazino. Nuk dihet arsyeja se pse ndodhet ajo atje, por si
duket këto janë pushimet e saja për këtë vit, madje ajo nuk ka treguar
se me kë është atje. Ne urojmë që ajo të mos kapë ndonjë shifër shumë të
madhe ku mund ti mbushet mendja që të qëndrojë gjithmonë në Las Vegas.
|