Besnik Canolli i njohur si 2po2 është duke u përgatitur për një vit të ardhshëm të ngjeshur. Reperi ka në plan shumë projekte, videoklipe dhe bashkëpunime, të cilat do t’i sjell për adhuruesit e tij gjatë vitit 2012.
"Nuk do të dëshiroja të zbuloja detajet. Por shumë projekte interesante janë duke u përgatitur. Bashkëpunime, videoklipe.
Gjithashtu do të rikonfirmohet bashkëpunimi i ngushtë me Unikkatilin.
Do të kem bashkëpunim me Florin, Don Arbas”, ka thënë Besniku për
Telegrafin.
Më e rëndësishmja rreth reperit kosovar janë negociatat me një label
francez të muzikës dhe së shpejti pritet nënshkrimi i një kontrate.
"Çka është më me rëndësi për mua personalisht jam në negociata për të
nënshkruar një kontratë me një label francez për të punuar një mikstape
qe do të del në treg vitin e ardhshëm. Do të thotë agjenda 2012 e
ngjeshur”, ka shtuar më tej reperi.
|