Washington, 1 tetor - Ka vdekur në moshën 92 vjeçare, Dorothy Howell Rodham, nëna e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Shefja e diplomacisë amerikane i anuloi vizitat në Britaninë e Madhe dhe në Turqi, pasi nëna e saj u sëmur. Nuk janë dhënë detaje për sëmundjen e saj.
Dorothy i bëri disa paraqitje të rralla në publik me vajzën e saj, gjatë fushatës së vitit 2008. Ajo gjithashtu bëri disa udhëtime me Clintonën si në Indi dhe në Kinë.
|