Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premier League pasi është këndellur shumë mirë nga humbja turpëruese kundër Cityt duke mposhtur sot Evertonin me rezultat minimal 1-0.
Në minutën e 19 pas një aksioni të mirë Patrice Evra harkon në zonë nga krahu i majtë ku më së miri u gjend Javier Hernandez i cili shënon në portën e zbrazët me të majtën e tij për të kaluar klubin e tij në epërsi.
Pas këtij goli, Evertoni mori paksa iniciativën duke sulmuar më shumë portën e De Geas kryesisht me Saha I cili bëri disa tentime por pa sukses.
Deri në fund të takimit nuk kishim ndonjë gol tjetër dhe kështu ndeshja përfundon me fitore minimale të United por që është shumë e rëndësishme për Djajtë.
Me këtë fitore United arrin në kuotën e 23 pikëve, dy më pak se City që është në vendin e aprë dhe që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Wolves.