SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 8:37 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A të Shqipërisë
9:40 AM
Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A të Shqipërisë
Tifozat Kuq e Zi, nëpërmjet një komunikate, njoftojnë se do t’i bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares A të Shqipërisë. Në komunikatë thuhet : Tanimë që "telenovela e stisur dhe e gënjeshtert" për trajner shqiptar përfundoi vlen të theksojmë kronologjinë e ngjarjeve në lidhje me përzgjedhjen e trajnerit dhe përfundimet e eliminatoreve. Përpara mbi 1 muaj theksuam për opinionin publik një numer faktesh të cilat u vërtetuan edhe një herë nga përfundimi i përralles për zgjedhjen e Besnik Hasit si trajner. Hasi si profesionist i vërtetë, si ish-lojtar i kombëtares kërkoi kontratë 4 vjeçare dhe staf perendimor. Pikërisht çfarë kërkohet në mënyre që të pergatitesh një grup lojtaresh për të synuar kualifikimin! dhe jo gënjeshtren e radhes që përfundon me vendin e parafundit në grup. Ky kusht tepër profesional i kërkuar nga ana e tij nuk u miratua. Me keqardhje pra u vërtetua qëndrimi yne se faji nuk është i trajnerit apo i kombëtares! Për më tepër, refuzimi që ju bë kërkesave të Hasit, ka ndikuar në opinion dhe forcuar përshtypjen mjerane se gjoja "nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë". Shqipëria dhe kombëtarja do të bëhet edhe për inat të atij qe zgjedh trajnerët. 



Për ta forcuar qëndrimin tonë, në mënyre që të gjithë të vetedijesohen për faktin se problemi nuk janë trajneret apo lojtarët, Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares A deri në një njoftim tjetër. 
Category: Sport | Views: 653 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz