SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:13 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Thaçi përuroi dy rrugë në Prizren
10:35 PM
Thaçi përuroi dy rrugë në Prizren
Prizren, 1 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përuroi dy rrugë të reja në qytetin e Prizrenit. I shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryeministri preu shiritin fillimisht në rrugën "Tahir Sinani” në dalje të Prizrenit në drejtim të Vërmicës, e më pas edhe në rrugën që lidh Prizrenin me fshatin Hoçë e Qytetit.

Me këtë rast, kryeministri Hashim Thaçi tha se Prizreni po merr pamjen e një qyteti shumë modern, që po bëhet shembull edhe për qytetet tjera të Republikës së Kosovës.

"Qyteti i Prizrenit po ndryshon për të mirë, po ndryshon për të mirë jeta e qytetarëve të Prizrenit. Do të rritet mirëqenia sociale si dhe do të krijohen vende të reja të punës” tha kryeministri.

Ky qytet, theksoi kryeministri Thaçi, e ka fatin që e ka afër autostradën, 38 kilometrat e para të së cilës pritet të përurohen pas dhjetë ditëve.

Pos këtyre, kryeministri Thaçi bëri të ditur se për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza për qytetin e Prizrenit do të ndahen mbi 22 milionë euro, dhe se Prizreni do të jetë qyteti i parë me një projekt të tillë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vlerësoi se këto rrugë të reja do të ndihmojnë qytetin të shkarkohet nga numri i madh i veturave. 
Category: Lajme | Views: 437 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz