Trajneri i Sao Paulos, Emerson Leao, e ka etiketuar sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, si një lojtar problematik. I pyetur nga TV Gazeta nëse Tevez vlen 18.5 milionë euro (aq sa Corinthians është gati të paguajë), 62-vjeçari është përgjigjur: "Si një sportist, po. Si një njeri, jo”. "Si lojtar, secili trajner do ta aprovonte shpenzimin e asaj shume për të”. "Por ai ua ka vështirësuar dëshirën trajnerëve. Ka ndodhur në disa klube, duke përfshirë edhe Corinthians”, ka shtuar Leao.
|