Main » 2011»October»28 » Tentoi të përdhunonte një djalë, rrezikon 10 vjet burg
6:05 PM
Tentoi të përdhunonte një djalë, rrezikon 10 vjet burg
Drejtuesja e një kompanie rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie në
Britani, pasi sulmoi seksualisht një asistent fluturimi ndërsa ndodhej
në një avion.
25-vjeçarja Katherine Goldberg preku stuardesin në
një zonë të ndaluar, ndërsa ishte në gjendje të dehur pasi konsumoi një
gotë uiski, në fluturimin nga Johanseburgu në Londër.
E paditur
për sulm seksual, akuza u konsiderua tepër e rëndë për t’u mbyllur me
gjobë dhe gruaja mund të dënohet deri në dhjetë vjet heqje lirie.
Në seancën dëgjimore, 25-vjeçarja u konsiderua fajtore dhe i kërkoi gjykatës që të tregohet sa më e arsyeshme në gjykimin e saj.
Në
ngjarjen e ndodhur në 24 gusht, drejtuesja i kërkoi me këmbëngulje
asistentit që të futeshin në tualet për të kryer marrëdhënie seksuale.
Pasi lutjet e saj u refuzuan, ajo vendosi të vepronte duke e kapur të
riun nga organet e tij gjenitale. Sulmi i gruas u shmang vetëm falë
epërsisë fizike të asistentit, por përpara ligjit, veprimi i saj është
njësoj i rëndë siç mund të jetë rasti i anasjelltë, i ngacmimit të një
mashkulli ndaj një gruaje.