Kohëve të fundit është thënë se Apple është duke punuar në një HTDV, ndërsa një gjë e tillë ishte konfirmuar edhe nga i ndjeri, Steve Jobs, në biografinë e autorizuar e cila tashmë është në shitje.Mirëpo, tani New York Times thotë se jo marrësi Apple TV, mirëpo një model i televizorit po përgatitet nga Apple, dhe se i njëjti mund të lansohet gjatë vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2013, ndërsa do të jetë i pajisur edhe me Siri.
Me sa duket, asistentja e zërit të Apple, Siri, e cila tashmë është në dispozicion në iPhone 4S, do të jetë e integruar në Apple HDTV, dhe kjo do të nënkuptojë që televizori i Apple nuk do të ketë nevojë për telepilot, pasi që atë do ta zëvendësojë Siri.
Nëse ndodhë të jetë kështu, atëherë televizori i Apple do të kontrollohet me komandat e zërit, me të cilin ju mund t’i ndërroni kanalet, bëni pyetje të ndryshme, të kërkoni për përmbajtje online, apo edhe gjërat tjera, për të cilat Siri do të ju ndihmojë.