SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:51 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 2
Guests: 2
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 1 » Taksat, Rama si Obama
8:59 PM
Taksat, Rama si Obama
Kryetari i Partisë Socialiste, në një fjalë të gjatë prezantuese të projektprogramit bazë të kësaj force politike, e vuri theksin te një sërë pikash, përmes të cilave do të synohet lehtësimi i jetesës së shqiptarëve. 

Duke u nisur nga niveli i taksave që sot, sipas zotit Rama, zbatohen me një non-sense, ku kontribuesit më të mëdhenj janë ata që fitojnë më pak. Kur ndërkohë, sic tha ai, me shume se 50 perqind e depozitave është pronë e vetëm 5 përqind të shqiptarëve.

"Për të ngrënë, për t'u veshur dhe për të jetuar, një qytetar i zakonshëm i paguan shtetit tre herë më shumë sesa një biznesmen i madh, apo edhe një kompani 
Ne do t'i ulim taksat për 95 përqind të popullit shqiptar. Kjo është politika që ne do të adresojmë

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste
e madhe, ashtu sikundër i paguan tre herë më shumë sesa c'paguajnë njerëzit që zotërojnë pasurinë. Në totalin e të ardhurave të sotme të qeverisë, kontributorët më të mëdhenj me taksa, janë ata që hyjnë te 95 përqindëshi që sot merr më pak edhe paguan më shumë. Ne do t'i ulim taksat për 95 përqind të popullit shqiptar. Kjo është politika që ne do të adresojmë", tha Rama.

Zoti Rama tha se bizneset do te marrin te gjitha garancite e nevojshme per te vrapuar, sic tha ai, duke dale nga rrjeti i interesave dhe klientelizmit, qe i pengon sot te zhvillohen e te rriten me tej. Por, ne te njejten kohe detyrimet ne programin e ri socialist kundrejt tyre do te ndryshojnë, ne baze te parimit, se kush eshte me i pasur do te paguaje me shume. Nje pjese tjeter themelore ne program eshte rritja deri ne masen 10-fish e punesimit permes financimit publik.

"Duke qenë të vetëdijshëm, se duhet ta përmbysim sistemin e vjetër të asistencës për të papunët, të ndërtojmë një sistem të ri riaktivizimi dhe riintegrimi sa më të shpejtë të papunëve në tregun e punës dhe programin e deritanishëm të sigurimit të papunësisë, ne do ta kthejmë në një program të sigurimit të punësimit", tha Rama

Reduktimi i borxhit eshte nje tjeter pike ne te cilen zoti Rama u ndal. Sipas tij sherbimi i ketij borxhi do te tejkaloje kete vit 4 perqind te Prodhimit te Brendshem Bruto, duke kaluar madje fondet publike qe qeveria jep per disa nder sektoret kyc te vendit. 

"Cdo fëmijë shqiptar që lind sot ka në kurriz një borxh 2450 dollarë, ndërsa cdo familje shqiptare sot paguan 65 dollarë për borxhin, shumë kjo më e madhe se fatura mujore e energjisë elektrike dhe afërsisht sa gjysma e pensionit mesatar në qytet", tha Rama.

Ne programin e ri te Partise Socialiste, te zyrtarizuar ne Asamblene Kombetare jane perfshire edhe shume elemente te tjere. Bie ne sy integrimi ne kete dokument edhe e te perndjekurve e pronareve. 

Nderkohe qe anulimi i koncesioneve te dhena padrejtesisht do te jete nje tjeter pike e tij.Reforma ne pensione dhe sigurime shendetesore eshte perfshire gjithashtu ne programin e PS-së.
Category: Lajme | Views: 390 | Added by: Sds506 | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz