Main » 2011»November»1 » Studentët e UP-së, në procesin e amendamentimit të Kushtetutës
8:37 PM
Studentët e UP-së, në procesin e amendamentimit të Kushtetutës
Prishtinë, 1 tetor - Demokracia në Veprim në bashkëpunim me Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbajti takimin me studentët e Universitetit të Prishtinës, për të marr sugjerimet dhe opinionet e tyre në procesin e amendamentimit të Kushtetutës, përkatësisht zgjedhjes së presidentit.
Studentët pasi që u informuan për procesin e amendamentimit të Kushtetutës, patën mundësi që të japin opsionet e tyre për mënyrë se si duan të zgjidhet presidenti i ardhshëm i Kosovës, duke dhënë në detaje mendimet e tyre për të gjitha dilemat e hapura.
Studentët u koncentruan të pyesin për kompetencat që do t’i ketë presidenti në raport me kryeministrin. Po ashtu, kërkuan që të sqarohet edhe për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, për kandidatët që garojnë për t’u bërë president.
Sa i përket dilemës për dyshtetësinë, disa propozuan që të hiqet dorë nga dyshtetësia në momentin e kandidimit, si dhe pati propozime të mbahet dyshtetësia nëse verifikohet që kandidati nuk ka asnjë vepër penale me shtetin tjetër.
Në opsionin për të pasur zëvendëspresident, studentët kërkuan që të sqarohet më në detale posti i tij, ata shprehën dyshimin nëse krijimi i një zëvendëspresidenti do të krijojë funksionalitet, e disa dhanë mendime që të mos ketë vendi ynë një zëvendëspresident fare.
Mes tjerash, studentët e pranishëm kërkuan që të definohet çështja e tradhtisë, detalet rreth betimit, imunitetit si dhe mundësisë së inicimit të procedurës së shkarkimit të presidentit nga ana e qytetarëve, njoftohet nëpërmjet një komunikate.