SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:35 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Stoner në "qiellin e shtatë"
2:40 AM
Stoner në "qiellin e shtatë"


Sezoni I vitit 2011 në Moto Gp u mbyll me një fund thriller pas asaj fitoreje me fotofinish të kampionit të botës Casey Stoner, megjithatë gjithçka kulmoi në "Auditori Mar Rojo de L’Oceanografic” të Valencias ku u zhvillua si zakonisht ceremonia e ndarjes së çmimeve. Fillimisht u prezantuan dy kampionët e sapokurorëzuar së bashku me trofetë, gjermani Stefan Bradl në Moto 2 dhe spanjolli Nicolas Terol I cili hyri në histori si kampioni I fundit I botës në klasin 125, ndërsa më pas piloti britanik I skuadrës Yamaha Tech-3 Cal Crutchlow I cili në garë mposhti çekun Karel Abraham mori në duar trofeun e debutuesit më të mirë në Moto Gp. Kulmin mbrëmja e arriti në momentin e prezantimit të kampionit të botës në klasin 800, pilotit të ekipit Repsol-Honda Casey Stoner. 26-vjeçari australian I cili në cirkuitin Ricardo Tormo mposhti për vetëm 15 të mijtat amerikanin Ben Spies siguroi fitoren e 10 të sezonit dhe njëkohësisht podiumin e 15 radhazi duke koleksionuar kështu titullin e dytë të karrierës në klasin mbretëror.

 

Casey Stoner – Nëse dikush do të marrë aq shumë kënaqësi sa provova unë në një ditë të vetme do ta kuptojë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Për mua ishte thjesht e pabesueshme. Nuk do’I uroja askujt prej rivalëve të mi diçka të keqe, megjithatë me Lorenzon në pistë gjithçka do të ishte shtyrë përtej garës së Philipp Island. U shpalla kampion ditën që mbusha 26-vjeç dhe për më tepër pasi fitova Çmimin e Madh të Australisë për herë të 5 radhazi. Ajo e 16 tetorit ishte padyshim dita më e bukur e jetës sime.

 

Mbrëmja gala u mbyll me një përbledhje homazh që I dedikohej pilotit italian të skuadrës San Carlo Gresini, Marco Simoncelli I cili dy javë më parë humbi jetën tragjikisht në një aksident gjatë garës së Çmimit të Madh të Malajzisë. Në ditët në vazhdim shumica e pilotëve të klasit mbretëror do të provojnë motorët e rinj 1000 cc në testet që do të mbahen pikërisht në pistën e Valencias.

Category: Sport | Views: 540 | Added by: SDS-TV | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz