SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 12:19 PM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » “Statusi special” për veri nis me legjitimimin e strukturave paralele
2:47 AM
“Statusi special” për veri nis me legjitimimin e strukturave paralele
Bruksel, 8 nëntor – Edhe pse asnjëherë nuk kanë saktësuar se çfarë kanë menduar kur i kanë bërë thirrje Prishtinës që të dalë me "agjendë gjithëpërfshirëse për veriun”, shumë zyrtarë të BE-së në një mënyrë kanë lënë të kuptohet se me këtë mendohet në pranimin e strukturave paralele si përfaqësuese legjitime të qytetarëve të asaj pjese të Kosovës.

"Koha Ditore”, që nga nxjerrja e Raportit të Progresit ka biseduar me disa diplomatë dhe zyrtarë të BE-së për të kuptuar, aq sa është e mundur në këtë moment, se çfarë planesh apo idesh janë në qarkullim rreth veriut të Kosovës.

Në përgjithësi të gjithë bashkëbiseduesit pajtohen se kjo pjesë e Kosovës duhet të ketë një lloj "statusi special”, "trajtim të veçantë” apo edhe "autonomi”. 

Në të njëjtën kohë të gjithë janë kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës, përfshirë edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ajo ku më së shumti dallojnë diplomatët e BE-së (varësisht nga vendi nga i cili vijnë) është se a duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar Pakoja e Ahtisaarit në veri të Kosovës.

Është interesante se pikërisht zyrtarët e institucioneve të BE-së, në Komision dhe në Këshill, janë të mendimit se duhet të pranohet fakti se Pakoja e Ahtisarit nuk mund të zbatohet në veri dhe se duhet gjetur një modalitet tjetër. Por ata kur ndeshen me pyetjet rreth ndërhyrjes së Serbisë në pjesë të Kosovës thirren pikërisht në Pakon e Ahtisaarit, duke thënë se "një gjë të tillë e lë të mundshme edhe Pakoja e Ahtisaarit”. 
Category: Lajme | Views: 549 | Added by: SDS-TV | Rating: 5.0/1
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz