NPD publikoi listën e smartphonëve më të shitur në SHBA gjatë çerekut të tretë të vitit. Gjithashtu, është zbuluar se posedimi i smartphonëve është në rritje e sipër. Në vendin e parë për nga shitja ishte iPhone 4, e në vendin e dytë më se dy vite i vjetruari iPhone 3GS. Në mesin e pesë modeleve të parë kanë depërtuar EVO 4G i HTC-së dhe Droid 3 i Motorolas, dhe Intensity II i Samsungut. Çmimi mesatar shitës i smartphonëve është në rënie, e gjatë çerekut të kaluar amerikanët smartphonët i kanë paguar mesatarisht nga 135 dollarë. Gjithashtu, nga NPD kanë zbuluar se nga të gjithë celularët e shitur gjatë çerekut të tretë në tregun amerikan madje 59% ishin smartphone. Në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët, kjo është rritje për 13% e posedimit të smartphonëve.
|