Beograd, 1 nëntor – Policia e Serbisë ka kapur 65 shtetas të Avganistanit dhe 9 të Pakistanit, që kishin hyrë ilegalisht nga Maqedonia, njofton FoNet. Sipas kësaj agjencie lajmesh, ata u kapen në Bubanj Potok, një postbllok pagese në magjistrale, në kamionin që drejtohej nga dy shtetas të Serbisë. Sipas njoftimit, ata synonin ilegalisht, përmes Serbisë, të kalonin në ndonjë vend të Europës Perëndimore.
|