Njëra prej gazetave më të lexuara në Britani "Daily Mail”,
sjell disa nga rekordet më interesante të regjistruara në librin e
rekordeve "Guinness”.
Ndër to janë edhe lopa më e shkurtër, Swallow, e cila është e gjatë
vetëm 86 centimetra si dhe njeriu i cili mund t’i vendosë në buzë 400
kapëse për tharjen e rrobave dhe t’i mbaj për 10 sekonda.
Vështirë është të bësh një vend në librin e rekordeve dhe mbi 80 për
qind e të lajmëruarve refuzohen”, – tha zëdhënësja e "Guinnessit”,
Amarilis Espinoza.
Gjuha më e gjatë e qenit – Qeni pekinez nëntëvjeçar Puggy ka gjuhën e gjatë 11.3 centimetra.
Gjarpri më i gjatë – Pitoni i cili jeton në kopshtin zoologjik të
Ohios në SHBA është gjarpri më i gjatë, i cili jeton në kafaz, ndërsa
gjatësia e tij arrin në 13.7 metra.
Më shumë kapëse të ngjitura në buzë – Simon Elmore nga Bavaria e
Gjermanisë ka ngjitur 400 kapëse për tharjen e rrobave në buzë në gusht
të vitit 2009 dhe ato i ka mbajtur për nëntë sekonda.
Njeriu i cili tërhoqi aeroplanin më të madh – Kevin Fast tërhoqi për
tetë metra aeroplanin e rëndë 188.83 ton të tipit CC-177 Globemaster
III, në pistën ushtarake të Ontarios në Kanada.
Lopa më e shkurtër në botë – Swallow është e gjatë vetëm 86
centimetra, ndërsa jeton me pronarin Martin Ryder në fermën Pike End në
Britaninë e Madhe.
|