Real Madridi ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në transfertë te Real Sociedadi në stadiumin e vështirë ‘Anoeta’.
Është menduar se ky takim do të jetë shumë i lehtë për Realin dhe se do ta fitoj atë me rezultat të lartë sidomos pas golit të hershëm të shënuar nga Higuain. Pra në minutën e nëntë, portugezi Fabio Coentrao pason deri te Gonzalo Higuain i cili me një klas të lartë dërgon topin përmbi portierit të Sociedadit për të kaluar klubin e tij në epërsi.
Mbretërit dominuan plotësisht pjesën e parë por mbrojtja e organizuar mirë e Sociedadit nuk lejoi që të pranoj ndonjë gol tjetër. Edhe në pjesën e dytë Reali nuk arriti të shënoj golin e qetësisë edhe pse e dominoi takimin dhe pati raste për shënim. Kështu ndeshja përfundon me fitore minimale të Realit që arkëton tre pikë të reja që e dërgojnë atë në maje të tabelës. Reali ka tani 25 pikë dhe do të qëndroj në vendin e parë së paku deri nesër pasi Levante zhvillon ndeshjen kundër Osasunës dhe me fitore eventuale në atë takim do të kalonte përsëri në vendin e parë.
|