Real Madridi ka shënuar fitore minimale por shumë të
rëndësishme në transfertë te Real Sociedadi në stadiumin e vështirë
‘Anoeta’.
Është menduar se ky takim do të jetë shumë i lehtë për Realin dhe se do
ta fitoj atë me rezultat të lartë sidomos pas golit të hershëm të
shënuar nga Higuain.
Pra në minutën e nëntë, portugezi Fabio Coentrao pason deri te
Gonzalo Higuain i cili me një klas të lartë dërgon topin përmbi
portierit të Sociedadit për të kaluar klubin e tij në epërsi.
Mbretërit dominuan plotësisht pjesën e parë por mbrojtja e organizuar
mirë e Sociedadit nuk lejoi që të pranoj ndonjë gol tjetër.
Edhe në pjesën e dytë Reali nuk arriti të shënoj golin e qetësisë edhe pse e dominoi takimin dhe pati raste për shënim.
Kështu ndeshja përfundon me fitore minimale të Realit që arkëton tre pikë të reja që e dërgojnë atë në maje të tabelës.
Reali ka tani 25 pikë dhe do të qëndroj në vendin e parë së paku deri
nesër pasi Levante zhvillon ndeshjen kundër Osasunës dhe me fitore
eventuale në atë takim do të kalonte përsëri në vendin e parë.
|