Robin Van Persie pritet që të presë deri në qershor për të
shqyrtuar rinovimin e tij me Arsenalin, gjithnjë sipas mediave
britanike.
Mirror shkruan se Van Persie nuk ka
filluar ende negociatat me klubin, madje as bisedimet jo formale dhe kjo
ka nxitur shumë ekipe që ta përcjellin nga afër situatën e holandezit.
PSG, Real Madridi dhe Bayerni i Munichut besohet se mund të jenë duke e monitoruar 28 vjeçarin.