Prishtinë, 1 nëntor - Komuna e Prishtinës, Inspekcioni komunal njofton të gjithë qytetarët dhe shitësit e kafshëve për kurban, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, se shitja e kafshëve do të behet në tregun e kafshëve në magjistralen Prishtinë-Podujeve, në dalje të qytetit.
Të gjithë shitësit e kafshëve për kurban nëse hasën nga inspektorët komunal duke tregtuar në rrugë dhe rrugica të qytetit, ndaj tyre do të merren masa ligjore.
Që nga nesër, më 2 nëntor deri në ditën e festës së Kurban Bajramit, qyteti do të inspektohet nga inspektorët e komunës në mbështetje të Policisë së Kosovës, të cilët do të pamundësojnë shitjen e kafshëve në rrugët dhe rrugicat e qytetit.
|