Madrid, 9 nëntor - Presidenti i Real Madridit Florentino Perez është i shqetësuar pasi që trajneri, Jose Mourinho mund të largohet në fund të këtij sezoni.
"El Mundo Deportivo” shkruan se Florentino ka pranuar faktin se ka frikë që Mourinho është me një këmbë larg Realit, para se kontrata e tij të përfundoj, në rast se mbretërit arrin objektivat kryesore, fitimin e Champions Leagues pas nëntë viteve të agjërimit dhe largimin nga froni i kampionit të La Ligas, Barcelonën.
Në të vërtetë, ai është i shqetësuar se ‘Speciale One’ mund të largohet edhe në rast të dështimit qysh në muajin qershori të vitit të ardhshëm.
PSG tashmë kanë kërkuar shërbimet e ish-menaxherit të Chelseat dhe Interit, ndërsa bosi i Anzhit, pranon që është i etur për ta pasur portugezin në krye të shtabit teknik të ekipit.
|