SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:01 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » October » 29 » Për çka tjetër mund ta përdorni kafenë
6:45 PM
Për çka tjetër mund ta përdorni kafenë
Përveç se për përgatitjen e pijes së preferuar, kafenë mund ta përdorni edhe për pastrimin e banesës.

Dihet që kafeja është e dobishme për flokët dhe lëkurën, por përveç kësaj ajo në mënyrë të shkëlqyeshme mund të shërbejë edhe si mjet për pastrim ose freskues i hapësirës.

• Kafenë mund ta përdorni në vend të mjeteve abrazive për pastrim për të fërkuar: tenxheret dhe tiganët, lavamanin, skarën ose tiganin elektrik. Shmangni vetëm sipërfaqet që janë poroze për të shmangur njollat ngjyrë kafe.

• Aroma e këndshme e kafesë, të cilën keni qejf ta shijoni në mëngjes, mund të përdoret si freskuese e hapësirës. Një filxhan i kafesë së zier do të mbushë me aromë tërë hapësirën, ndërsa pak kafe e bluar në kavanoz do të mbërrijë të thithë aromat e pakëndshme nga frigoriferi ose frizi. Po ashtu, kafenë mund ta përdorni edhe si deodorant në automobil.

• Qitni pak kafe në taketuke dhe aroma e bishtave të cigareve do të jetë shumë më e dobët.

• Kaminin ose stufën e druve mund ta pastroni shkëlqyeshëm me kafe.

• Pas përgatitjes së peshkut ose grirjes së hudhrës fërkoni duart me kafe dhe aroma e pakëndshme do të zhduket.

• Nëse keni buburreca në shtëpi derdhni kafe në vendin ku grumbullohen, sepse aroma e saj i largon.

• Me kafe mund të ngjyrosni pëlhurën ose letrën në ngjyrë kafe.

• Me kafe të fortë mund t’i mbuloni gërvishtjet në mobiliet ngjyrë të mbyllët.

• Kur të mbaroni me pastrimin e shtëpisë përdorni kafenë që të rregulloheni edhe ju vetë. Nëse flokët i spërkatni me kafe para larjes, do të jenë më të butë dhe më të shkëlqyeshëm, ndërsa kokrrat e imëta të kafesë mund të jenë piling i shkëlqyeshëm për fytyrë.
Category: Kuriozitete | Views: 399 | Added by: Sds506 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz