Main » 2011»November»1 » Pastori mundohet ta shpëtojë martesën e Kimit me Chrisin
4:28 PM
Pastori mundohet ta shpëtojë martesën e Kimit me Chrisin
New York, 1 nëntor - Pastori Joel Johnson i cili pak më shumë se dy muaj i kishte martuar Kim Kardashian dhe Kris Humphries, pas paralajmërimit se do të shkurorëzohet çifti, është pikëlluar me këtë veprim të këtyre të fundit. Unë do t’i ndihmoj ata që të pajtohen dhe do të përpiqen për të shpëtuar këtë martesë, dhe mendoj se mund t'i bëj ata bashkë që të ulen dhe të flasin për shkakun e ndarjes së tyre, ka thënë pastori për mediat amerikane.
"Unë jam aq i trishtuar kur kam dëgjuar se do të shkurorëzohen. Pse po bën këtë Kim? Unë do të doja të takohem me ata me qëllim që t’i sjell përsëri në rrugën e duhur", thotë pastori, i cili Chrisin e njeh që nga fëmijëria.
"Mendoj se dy gjërat më të vështira që një çift mund të përballet janë fama dhe pasuria, dhe ata i kanë që të dyja. Unë e dija se do të jetë një sfidë. Kështu që shumë njerëz më thanë paraprakisht se kjo martesë nuk do të zgjasë, por kur fola me Chris, ai më kishte thënë se e dashuron me zemër Kimin. Do doja të takohem personalisht me Kim" tha pastori, i cili ende nuk beson në shkurorëzimin e tyre, në të cilën Kris dhe Kim kishin fituar 18 milionë dollarë.
Por, Kim tanimë ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim, raporton revista amerikane USMagazine.