SDS TV
Wednesday, 2024-12-18, 11:31 AM
Site menu

SDS TV
ABC ALFABETI [27]
Lajme [162]
Sport [134]
Show biz [32]
Teknologji [13]
Kuriozitete [18]
Moti [1]
Tv Live [7]
Ndeshje Live [50]
Lojra [2]
Barcoleta [0]

Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

SDS TV
Sose Bajraktari
MISS KOSOVO


..:: FORTUNA ::..

Main » 2011 » November » 9 » Papadhimos kryeministri i ri i Greqisë
0:58 AM
Papadhimos kryeministri i ri i Greqisë

Lukas Papadhimos është emri i kryeministrit të qeverisë së re të unitetit kombëtar për krijimin e së cilës kanë rënë dakord dy partitë e mëdha rivale, PASOK dhe Demokracia e Re në Greqi përgjatë negociatave që kanë zgjatur gati tre ditë. 

Lajmin e bëjnë të ditur media greke, por edhe të huaja, të cilat u referohen burimeve nga zyra e presidentit Papulias si dhe një zyrtari të lartë qeveritar, por ende nuk ka një komunikim zyrtar. 
 
Shkaku i vonesës së publikimit të emrit të tij ka qenë fakti se konservatorët dhe socialistët kishin mendime të ndryshme për  përbërjen e qeverisë së re.
 
Kryeministri aktual Jorgos Papandreu, në një mbledhje të fundit të kabinetit, u 

ka kërkuar ministrave të tij, të kenë gati dorëheqjen e tyre, për t’i hapur rrugë ashtu sic parashikon Kushtetuta, krijimit të qeverisë së unitetit kombëtar. 
 
Ish zv/presidenti i BQE, Lukas Papadhimos, ka pranuar të jetë në krye të kësaj skeme qeveritare, qëllimi kryesor i së cilës është të bëjë gjithcka është e mundur për lëvrimin e këstit të 6 të ndihmës brenda muajit nëntor, dorëzimit të project-buxhetit të vitit 2012 në parlament dhe nënshkrimit të memorandumit të ndihmës në samitin e BE në 26 tetor për Greqinë. 
 
Sipas rrugës konstitucionale, parashikohet dorëheqja e  kryeministrit Papandreu para presidentit dhe më pas ndiqet gjithë procedura ligjore për krijimin e qeverisë së re që do të votohet me shumicë votash nga  parlamenti. Në një zhvillim të fundit ultranacionalistët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në qeverinë e re. 
 
Përfaqësues të dy partive shprehin mosbesimin se qeveria e re nuk do të jetë në gjendje për shumë kohë të jetë rezultative, sepse baza mbi të cilin është krijuar nuk është aspak e qendrueshme. 
 
Nga ana tjetër krijimi i saj do të qetësojë tregjet, partnerët europianë dhe do i hapë rrugën zgjidhjes se krizës politike në Greqi, në mënyrë që të fillojë zbatimi i reformave deri në zgjedhjet e reja parlamentare që flitet se do të jenë në muajin shkurt. 

Category: Lajme | Views: 576 | Added by: SDS-TV | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Website builderuCoz