Santos mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 4-1 kundër Atletico Paranense ndërsa të katër gola për Santos i shënoi superylli Neymar.
Dy golat e para superylli brazilian i shënoi me anë të penaltive në minutën e 3′ dhe në minutën e 54′ të këtij takimi.
Më pas në minutën e 56 Neymar kompleton hettrikun e tij para se në minutën e 70 të shënoj golin e katërt personal dhe të katërtin për klubin e tij. Golin e vetëm për Atletico Paranense e shënoi Guerron në minutën e 51′.
|